Dita e Tokës 22 Prill Kjo dite filloj me aktivitete te ndryshme nga nxënësit e shkollës. Aktivitetet filluan me 20 prill qe nga oborri i shkollës, kulmi i gjelbër e aktivitete vazhduan edhe me 21 dhe 22 prill ne bashkëpunim me USAID-in dhe BEP-in si dhe ne bashkëpunim edhe me shkolla tjera te kryeqytetit. Oborri i shkollës Nxënësit ne bashkëpunim me mësimdhënësit si dhe përkrahja maksimale nga Drejtoresha e shkollës filluan edhe e luleve ne oborr. Idetë e shkëlqyeshme nga nxënësit dhe përkrahja me lule nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, si dhe përkrahje nga komuniteti.
Kulmi i Gjelbër Si hapësirë ndihmëse e gjelbër e shkollës sonë dhe në kulmin janë bërë bjellja e shume fidanëve. Qellim i tërë kësaj është zbukurimi shtimi i hapësirave te gjelbëruara, edukimi mjedisor tekë nxënësit. Klubi i Gjelbër Për shënimin e kësaj dite me përkrahje nga USAID-i, BEP-i si dhe me përkrahje nga Ministria e Ambienti dhe Planifikimit Hapsiror dhe ne bashkëpunim edhe me dy shkolla tjera ne kryeqytet është organizuar disa aktivitete nga Klubet e Gjelbëra te tri shkollave. Aktivitetet janë mbajtur dy ditë me 21 prill ne sheshin“Nënë Terezë” si dhe ne Parkun e Gërmisë me 22 prill. Përveç nxënësve nga Klubi i Gjelbër ne përkrahje ishin edhe mësimdhënësit e shkollës sonë. Prezentë ishin gjashtë kënde te ndryshme te cilat ja vlej ti përmendim këndi për shtypjen e shisheve të plastike si dhe këndi i krijimi te lodrave nga materiali riciklua-plastika, ku nxënësit e shkollë sonë e kanë një pasojnë të veçantë si për mbrojtjen e mjedisit dhe puna atraktive.